Arabia Suadite liberalizoi vizat turistike me Shqipërinë

Të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite për arsye turistike, tashmë mund të aplikojnë për një vizë elektronike ose vizë me mbërritjen në një nga pikat hyrëse të Arabisë Saudite.

Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve në Grupin A, informoi ministria e Punëve të Jashtme përmes një postimi në Facebook, raporton Klan.

3 vite më parë, qeveria shqiptare miratoi memorandumin e mirëkuptimit për heqjen reciproke të vizave për qëndrim afatshkurtër për mbajtësit e pasaportave diplomatike të shërbimit dhe privatëve për shtetasit e të dyja vendeve.