Apple është duke ndërtuar një iPhone që paloset në formë guacke

Apple është duke ndërtuar prototipet e para për të paktën dy iPhone të cilët palosen në formën e një guacke raportoi The Information ditën e Mërkure duke cituar burime të afërta me çështjen, raporton PCW. iPhone me ekrane me palosje janë në fazat e para të zhvillimit dhe jo në planet e kompanisë për tu prodhuar në masë për 2024 apo 2025 sipas raportit.

Së fundi Apple është afruar me një prodhues Aziatik për komponentët e dy iPhone me ekrane me palosje në madhësi të ndryshme thoshte raporti.

Interesi i Apple në lidhje me iPhone me ekrane me palosje ka ndryshuar nga viti në vit. CEO i Apple Tim Cook fillimisht ju kërkoi dizajnerëve dhe inxhinierëve një ide lidhur me një iPhone me palosje që prej 2018-ës.

Por kompania ishte e shqetësuar për sfidat teknike që një projekt i tillë kishte dhe çmimin e lartë. Apple ndërpreu punën në një iPhone me ekran me palosje në 2020-ën dhe anoi drejt një iPadi.

Një iPad me ekran me palosje do ti jepte mundësi kompanisë të eksperimenton në një shkallë jo të gjerë nisur nga numri shumë më i ulët i përdoruesve krahasuar me iPhone.

Aktualisht inxhinierët janë duke u përpjekur të eliminojnë rrudhjen që shfaqet në pikën e palosjes së ekranit si dhe dizajnimin e boshtit që do të mundësonte që ekrani të qëndronte rrafsh me sipërfaqen.