Aplikimi për bursa te “Penda” do të jetë i hapur edhe një muaj, ndërsa trajnimi për aplikim javën tjetër

Studentët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi më 6 shkurt të marrin pjesë në trajnimin onlajn që do të mbahet prej orës 10:00 e deri në ora 12:00, transmeton Portalb.mk.

Studentët që do të ndjekin studimet bachelor ose master në vitin akademik 2025/2026 do të mund të aplikojnë në Asociacionin për Edukim “Penda” për të përfituar bursa mujore në vlerë prej 5 mijë denarë. Bursat do të jepen nëntë muaj.

Aplikimi bëhet KËTU.

Rezultatet e aplikimit do të shpalosen më 13 tetor, ndërsa intervistat do të realizohen prej 16 deri 18 tetor.