Antikorrupsioni ka hapur lëndë për Siljanovskën rreth emërimit të zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë për Inteligjencë

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska kumtoi se Komisioni ka formuar lëndë pas ankesës së marrë për emërimin e zëvendësdrejtoreshës në Agjencinë e Inteligjencës dhe për ankesën e dorëzuar nga ministri i Punëve të Brendshme në lidhje me veprimet e marra nga ana e zëvendësministrit paraprak, dhe se në vijim është analiza e dokumentacionit për këto raste, raporton MIA.

“Po, në KSHPK kanë arritur dy lëndë, gjegjësisht dy ankesa – njëra ka të bëjë me zgjedhjen e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë për Inteligjencë. Gjithashtu është dorëzuar edhe ankesë nga ministri i Punëve të Brendshme në lidhje me veprimet e ndërmarra nga ana e zëvendësministrit paraprak. Për dy ankesat janë formuar lëndë”, deklaroi Dimitrovksa.

Ajo sqaroi që janë dërguar edhe dokumentacionet të cilat do të analizohen në vijim, ndërsa pastaj do të merret vendim.

Më 28 qershor, presidentja Gordana Siljanovska Davkokva njoftoi se ka marrë vendim për emërimin e Gabriela Jakovlevës për drejtore në Agjencinë për zbulim, duke vendosur për shkarkimin e drejtorit të deritanishëm, Erold Musliu. Presidenca njoftoi edhe për shkarkimin e zëvendësdrejtoreshës në këtë Agjenci, Aleksandra Bakreska Dodovska, duke e emëruar Ivana Stojanovskën në vend të saj.

Pas emërimit të saj, raportohej se ajo nuk e ka përvojën e nevojshme në fushat adekuate, të domosdoshme për t’u emëruar zëvendësdrejtoreshë në AI.