Ambasada gjermane në Shkup ka ndryshuar mënyrën e aplikimit për vizë për shoferët profesionistë

Ambasada e Gjermanisë në Shkup ka ndryshuar mënyrën e aplikimit për vizë për shoferët profesionistë. Ashtu sikurse aplikimi sipas rregullores për Ballkanin Perëndimor, edhe për këtë kategroi, aplikimet do të bëhen përmes operatorit të jashtëm VisaMEtric DOOEL, transmeton Portalb.mk.

“Që nga data 04.12.2023 VisaMetric DOOEL do të pranon aplikimet për vozitësit profesionist (të autobusëve dhe kamionëve), për punëtorët e kontraktuar si dhe për punësime në anije lumore dhe detare. Të gjitha regjistrimet e termineve nëpërmjet ueb faqes të Ambasadës deri më datën 04.12.2023 janë të vlefshme. Ata të cilët kanë regjistruar terminet e tyre deri më atë datë do të aplikojnë në Ambasadë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Kujtojmë se në gusht, ambasada ndryshoi procedurën për aplikim për vizë pune edhe për rregulloren për Ballkanin Perëndimor, dhe se nga shtatori aplikimi për vizë bëhet përmes me operatorit të jashtëm VisaMetric DOOEL.