Aksion i madh policor, bastisje dhe arrestime në Gërçec, Dyqanxhik dhe Çair

Ekipet policore sot në mëngjes janë duke bërë bastisje dhe duke arrestuar anëtarët e grupit kriminal nga fshati Gërçec i Shkupit, njofton MIA, duke u thirrur në burime të veta.

Sipas informacioneve të agjencisë shtetërore të lajmeve, bëhet fjalë për një aksion policor ndaj anëtarëve të një klani kriminal nga Gërçeci, të lidhur me trafik droge dhe vrasje.

Bastisje po kryhen në Gërçec, Duqanxhik dhe Çair, si dhe në lokacione të tjera.

Sipas informacioneve të MIA-së tashmë janë arrestuar disa persona, ndërsa aksioni është ende në vazhdim.

Gjatë ditës, pas përfundimit të aksionit priten detaje nga policia.