Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Gostivar, shtatë persona të lënduar

Rreth mesditës në magjistralen Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë lënduar gjithsej 7 persona, transmeton Portalb.mk.

Siç njofton zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski, aksidenti ka ndodhur në afërsi të urës së Pirokut, ku është përfshirë: një automjet terreni me targa të Tetovës, i drejtuar nga 41 vjeçari gostivaras A.K. dhe një veturë tip “Audi” me targa të Tetovës, të cilën e drejtonte H.M.(42) nga Gostivari.

“Në aksident lëndime trupore kanë pësuar vozitësi i “Auditos” dhe gjashtë pasagjerë nga e njëjta veturë, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, ku janë dërguar për ndihmë mjekësore”, informoi Josifoski.

Në vendin e aksidentit është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Tetovë.