Ahmeti paralajmëroi ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, por nuk tha asnjë fjalë për vizitën e Kurtit

Konferenca për shtyp e cila u mbajt sot në shtabin e BDI-së në Reçicën e Vogël zgjati diku pak më shumë se gjashtë minuta. Folësit ishin kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, transmeton Portalb.mk.

Edhe pse publiku e prite reagimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti për momentet e vizitës së kryeministrit të Kosovës, KurtitShkup dhe Tetovë, ngjarje që pothuajse një javë po bën bujë në opinion. Ahmeti në konferencën e sotme të shtypit aspak nuk i përmendi ngjarjet dhe pas mbarimit të konferencës nuk ishte e lejuar të bëhen pyetje gazetareske.

Ahmeti foli pothuajse katër minuta për nevojën e ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, që do të ishte në interes të madh të të dy vendeve, meqë do të investohej në paqe, stabilitet dhe ardhmërisë të sigurt të rajonit që para 20 viteve ka qenë në konflikte dhe lufta.

“Në kuadër të kësaj biseduam rreth rrugës Tetovë-Prizren, me leverdi të jashtëzakonshme për dy vendet tona, pasi rrugët lehtësojnë qarkullimin dhe rrisin ekonominë. Ekipet ndërqeveritare besoj se do merren me këtë çështje dhe besoj se zhvillimi i këtij projekti do të ndodh sa më shpejtë. Falënderoj ministrin Liburn Aliu, me të cilin biseduam për projektet e dy vendeve tona” tha Ahmeti.

Ahmeti tha se ministrin Aliu e ka pranuar me kërkesë të Kurtit dhe se projektimi duhet të mbarohet sa më shpejtë që është e mundur , që të mund të fillohet ndërtimi. Ministri i Kosovës  tha se nga ana e tyre po punohet “me një shpejtësi më të madhe dhe se janë në proces të arritjes së marrëveshjes financiar për projektimin e tunelit të përbashkët.”

Vizita e sotme e ministrit Aliu të Kosovës erdhi vetëm disa ditë pas vizitës së kryeministrit Albin KurtitShkup dhe Tetovë, ku ai u takua vetëm me përfaqësuesit e opozitës shqiptare.

Takimet në Tetovë dhe Shkup shkaktuan revoltë dhe reagime në opinion, por edhe në pushtetin më të lartë për shkak se nuk ishte kënduar himni maqedonas por as edhe nuk ishte vendos flamuri maqedonas, përkundrazi në Tetovë u valëvit flamuri me “Shqipërinë e madhe”,  kështu nikoqirët e vizitave, kryetari i komunës së Çairit dhe Tetovës, Visar Ganiu dhe Bilall Kasami, dje kanë marrë kallëzim penal nga MPB-ja.

Rikujtojmë se, më 11 gusht me prezencën edhe të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u bë promovimi i riemërimit të rrugës në Komunën e Çairit, dhe më pas të dy komunat e Maqedonisë së Veriut dhe kryetarët e tyre që organizuan pritjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin, janë ftuar në bisedë informative nga Policia e Maqedonisë së Veriut për shkak të mospërdorimit të flamurit të Maqedonisë së Veriut dhe himnit të saj.