Ageler për ndryshimet e ligjit për masa restriktive: Nuk komentojë propozim – ligje, e përshëndës luftën kundër korrupsionit

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler në deklaratë për REL tha se nuk i komenton propozim zgjidhjet ligjore, por se i përshënfed dhe i mbështetë fuqishëm përpjekjet për hetime të aktiviteteve të supozuara korruptive dhe kriminele të personave nga vendi, transmeton Portalb.mk.

Komenti i saj ka të bëjë me ndryshimet e paralajmëruara të ligjit për masa restriktive për personat dhe kompanitë që do të gjenden në “listën e zezë” amerikane dhe britanike.

“Ne i konsiderojmë përgjegjës ata të cilët keqpërdorin besimin publik për interes personal. Unë supozojë se reformat institucionale dhe legjislative që do ta rriisin transparencën dhe përforcojnë luftën kundër korrupsioinit do të jenë të mirëseardhura jo vetëm nga komuniteti ndrkombëtar, por edhe nga të gjithë qytetarët nga Maqedonia e Veriut”.

Kujtojmë se,  ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, më 11 janar  prezantoi ndryshimet në Ligjin për masa kufizuese, të cilat do të zbatohen edhe në Maqedoninë e Veriut për personat që janë në “listën e zezë” të SHBA-së. Personat që do të jenë në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara për korrupsion, krim të organizuar, shpërdorim detyre dhe kërcënime hibride do të përballen me pezullimin e përkohshëm të pozicionit që mbajnë, do t’u ndalohet të marrin pjesë në tenderë deri në aktgjykimin e formës së prerë, ndërsa në lojë mbetet edhe konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Ndryshe, Koço Angjushev, Orce Kamçev, Ramiz Merko, Sasho Mijalkov, Nikolla Gruevski janë vetëm disa nga personat që janë futur në “listën e zezë” të SHBA-së në periudhën e fundit. Biznesmeni dhe ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev ishte i fundit në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion masiv.