A më përgjon telefoni? – Diskutim “Cyber Shake” për të rinjtë më 19 tetor në Shkup
Më 19 tetor në “Netaville” në Shkupi do të mbahet “Cyber Shake”, diskutim për të rinjtë me temë “A më përgjon telefoni?”, njofton Portalb.mk.
Ngjarja organizohet nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” me mbështetjen e USAID-it, i zbatuar nga organizata IESC në partneritet me Forumin Rinor Arsimor dhe CEED Hub Shkup.
Organizatorët kanë paralajmëruar “bisedë që provokon mendime” që do të gërmojë më thellë në fushën e përgjimit të telefonave të mençur dhe do të hedhë dritë mbi rolet kryesore që luajnë marketingu digjital, mediat sociale dhe influencerët.
Çfarë do të thotë të të “përgjohet” telefoni dhe pse është e rëndësishme kjo temë sot? A mbledh dhe çfarë të dhënash mbledh zakonisht telefoni juaj i mençur për ju dhe si përdoren këto të dhëna nga kompanitë e teknologjisë? Si funksionojnë asistentët zanorë si Siri dhe Google Assistant dhe në cilën pikë ata fillojnë të dëgjojnë dhe të njohin zërin tuaj? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje në ngjarjen “Cyber’Shake”, ku pritet të marrin pjesë të rinjtë.
Diskutimi fillon në orën 17:30 dhe folësit do të shpallen së shpejti. Më shumë informacion mund të gjeni në eventin në Facebook në këtë link.