A ka shkaktuar fluksi i refugjatëve ukrainas në Evropë valë krimi?

Ne përpunuam të dhëna zyrtare statistikore dhe llogaritëm numrin e të dyshuarve për 100,000 banorë: midis qytetarëve të vendit, të huajve në përgjithësi dhe qytetarëve ukrainas. Në Poloni, Republikën Çeke dhe Gjermani, vendet që kanë pritur numrin më të madh të refugjatëve ukrainas, statistikat tregojnë se pjesëmarrja e tyre në krim është në disa raste pak më e lartë, dhe në të tjera pak më e ulët, se ajo e popullsisë vendase, tregon analiza e Qendrës Kërkimore Bjelloruse, transmeton Vërtetmatësi.

Ne kontrolluam statistikat dhe raportet e policisë. Fluksi i refugjatëve nga Ukraina, krimet e ekspozuara në media dhe veprat penale që përfshijnë qytetarë ukrainas, shpesh shkaktojnë reagime negative ndaj të sapoardhurve në vendet evropiane. Kjo përforcon frikën se rritja e migrimit do të çojë në një rritje të krimit. Përfundime të tilla shpesh bazohen në të dhëna statistikore të përzgjedhura në mënyrë selektive, deklarata nga politikanë ose diskutime për incidente të bujshme që përfshijnë qytetarë ukrainas. Në të njëjtën kohë, paraqiten edhe pikëpamje të kundërta: Ukrainasit shpesh përshkruhen si migrantë që janë më të bindur ndaj ligjit sesa grupet e tjera të emigrantëve. Për të testuar të dyja hipotezat pa paragjykime, ne analizuam të dhënat e fundit të Eurostat për vitin 2023, statistikat nga institucionet kombëtare dhe raportet e policisë.

Çfarë tregojnë faktet dhe shifrat

Në çdo vend ka njerëz që kryejnë krime, kështu që nuk është e arsyeshme të pritet që ndonjë grup të jetë plotësisht i lirë nga krimi. Është më e rëndësishme të përcaktohet se si shkalla e krimit midis refugjatëve ukrainas krahasohet me atë të qytetarëve të vendit pritës. Ne përpunuam statistikat zyrtare dhe llogaritëm numrin e të dyshuarve për 100,000 banorë: midis qytetarëve të vendit, të huajve në përgjithësi dhe qytetarëve ukrainas. Kjo na lejoi të krahasonim shkallën e krimit të secilit prej këtyre grupeve. Në Poloni, Republikën Çeke dhe Gjermani, vendet që pranuan numrin më të madh të refugjatëve ukrainas, statistikat tregojnë se pjesëmarrja e tyre në krim është në disa raste pak më e lartë dhe në të tjera pak më e ulët se ajo e popullsisë vendase.

Gjermania

Sipas të dhënave nga Ministria Federale e Brendshme e Gjermanisë për vitin 2024, qytetarët ukrainas kryejnë më pak krime sesa mesatarja për të huajt. Statistikat tregojnë raste më të shpeshta të të dyshuarve nga Siria, Turqia dhe Rumania. Sirianët janë në vendin e parë, duke përbërë rreth 5% të të gjithë të dyshuarve (pavarësisht shtetësisë), ndërsa ukrainasit përbëjnë rreth 2.5%. Kjo shpjegohet pjesërisht me faktin se midis refugjatëve ukrainas ka më shumë gra dhe fëmijë, ndërsa migrantët nga rajone të tjera janë kryesisht burra, një grup që statistikisht shoqërohet më shpesh me kryerjen e krimeve. Në të njëjtën kohë, shkalla e krimit midis ukrainasve është më e lartë se midis qytetarëve gjermanë. Për çdo 100,000 mbajtës të pasaportave ukrainase, ka më shumë se 4,000 persona të dyshuar për shkelje të ligjit, krahasuar me më pak se 2,000 midis qytetarëve gjermanë.

Republika Çeke

Në Republikën Çeke, ukrainasit konsiderohen si një nga grupet më të respektueshme të ligjit. Edhe pse përbëjnë rreth 5% të popullsisë së vendit, ata përbëjnë vetëm 3% të numrit të përgjithshëm të të dyshuarve. Në shifra absolute, ukrainasit përbëjnë numrin më të madh të autorëve të huaj të kundërvajtjeve dhe krimeve, por kjo për shkak të numrit të tyre të madh në popullsi. Kur numri i qytetarëve ukrainas krahasohet me numrin e kundërvajtjeve, ka rreth 450 të dyshuar për 100,000 banorë. Për krahasim, kjo shifër është afërsisht dy herë më e lartë për të gjithë të huajt dhe rreth 1.5 herë më e lartë për qytetarët çekë. Kjo tregon se ukrainasit e shkelin ligjin edhe më rrallë se vetë çekët.

Polonia

Nga afërsisht 1.5 milion ukrainas që banojnë zyrtarisht në Poloni, më pak se 10,000 kishin probleme me policinë në vitin 2023, ose më pak se 1%. Për krahasim, kjo shifër është rreth 10% për qytetarët gjeorgjianë. Përqindja e autorëve të kundërvajtjeve dhe krimeve midis ukrainasve është më e ulët se midis polakëve, dhe dukshëm më e ulët se mesatarja për të gjithë qytetarët e huaj. Sipas të dhënave të policisë për vitin 2023, vepra penale më e zakonshme midis migrantëve është drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Përfundim

Në të tre vendet, shkalla e krimit midis ukrainasve është më e ulët se mesatarja për qytetarët e huaj. Në Republikën Çeke dhe Poloni, ukrainasit e shkelin ligjin më rrallë se popullsia vendase. Në Gjermani, kjo shkallë është më e lartë se midis qytetarëve gjermanë.

Држава Qytetarë të akuzuar Shtetas të huaj të akuzuar Nga to- qytetarë ukranias Të akuzuar në 100,000 banorë Të akuzuar në 100,000 banorë të huaj Të akuzuar në 100,000 ukrainas
Gjermania 1 323 498 913 196 55 669 1 800 6 600 4 250
Çekia 69 624 9 345 2 561 696 877 449
Polonia 288 328 17 290 9 666 779 865 644

Burimi: Has the influx of Ukrainian refugees to Europe sparked a crime wave

Ky artikull u publikua në vitin 2026 për projektin Prebunking at Scale, me mbështetjen e Rrjetit Evropian të Standardeve të Verifikimit të Fakteve. European Fact-Checking Standards Network).