Tiranë: Vëllai vrau vëllanë e më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në në rrugën “Xhon Belushi” në Tiranë, shkruan Euronews.

Vehap Faik Cami, 63 vjeç ka qëlluar me armë zjarri duke i marrë kështu jetën vëllait të tij Lulëzim Faik Cami, 68 vjeç dhe më pas me po të njëjtën armë ka qëlluar veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:40, në zonën e Freskut ndërsa ende nuk dihen motivet.

“Në datë 04.1.2024, rreth orës 07:40, ne rrugën “Xhon Belushi”, është marrë njoftim se në banesën e shtetasit Lulëzim Faik Cami, ka të shtëna me armë zjarri”, shkruan në njoftimin e policisë.

Nga veprimet paraprake hetimore rezulton se shtetasi Vehap Faik Cami, me datëlindje 03.01.1961 ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllain e tij, Lulëzim Faik Cami i lindur më 15.07.1955 dhe më pas veten, ku si pasojë kane gjetur vdekjen të dy.