32 pako me marihuanë përfunduan në Burgun e Idrizovës

Në Burgun e Idrizovës janë zbuluar 32 pako me marihuanë të cilat i ishin futur përmes një dërgese për një të burgosur, raporton Portalb.mk.

Rasti është raportuar në Sektorin për Punë në Brendshme Shkup më 9 gusht, në orën 13:40, nga Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues “Burgu Idrizovë”.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, rreth orës 11:00 të së njëjtës ditë është kryer kontrolli i një pakoje të destinuar për 48-vjeçarin O.M. nga Kumanova.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 32 paketime me marihuanë.

Drogën e gjetur e kanë marrë zyrtarët policorë për procedurë të mëtejshme.

Nga Ministria e Brendshme njoftuan se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.