Kremlini: Deti i Zi nuk do të jetë asnjëherë det i NATO-s
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, ka deklaruar se Deti i Zi duhet të mbetet një “det bashkëpunimi” për shtetet bregdetare dhe theksoi se “Deti i Zi nuk do të jetë asnjëherë det i NATO-s”, transmeton Anadolu.
Në kryeqytetin Moskë, Peskov vlerësoi deklaratën e ministrit ukrainas të Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba, i cili tha se “Deti i Zi duhet të jetë një det i NATO-s si Deti Baltik”.
“Deti i Zi është një det i përbashkët për të gjitha shtetet bregdetare. Duhet të jetë një det bashkëpunimi, ndërveprimi dhe sigurie. Gjithashtu duhet të ketë siguri të pandashme”, theksoi Peskov.
Duke vënë në dukje se deklaratat e Kuleba-s përmbajnë kontradikta, Peskov tha se “Deti i Zi nuk do të jetë kurrë det i NATO-s”.