13 kandidatë në garë për kryetar të Antikorrupsionit në RMV

Trembëdhjetë kandidatë do të garojnë për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, transmeton Portalb.mk

Kuvendi i RMV-së njoftoi se është mbyllur aplikimi dhe se kanë aplikuar 13 kandidatë. 

“Afati për aplikim ka mbaruar dhe deri tani janë paraqitur gjithsej 13 kandidatë. Meqë procedura është ndërprerë, është ndërprerë edhe selektimi administrativ. Emrat do të mësohen pasi të përfundojë procesi i selektimit administrativ i kandidatëve të paraqitur. Tani për tani mund ta konfirmojmë vetëm numrin e të paraqiturve”, thanë nga Kuvendi. 

Në ndërkohë, televizioni Tellma ka publikuar emrat e kandiddatëve, edhe atë: Branko Smilevski, Bllagica Troshanska, Feuzi Xhaferi, Kimo Çavdar, Vlladinmir Naumovski, Vesna Dorevska, Nenad Trifunovski, Branko V’çkov, Valentina Todorovska, Antonio Sanev, Zoran Naumov, Kostadin Kus Ivanov dhe Adem Çuçul. 

Sot Cveta Ristovska, u zgjodh unanimisht si zëvendëskryetare e KSHPK-së, i cili mbeti pa kryetar pas dorëheqjes së Tatjana Dimitrovskës. Ajo do të udhëheqë Komisionin gjatë zgjedhjeve lokale të tetorit. 

Në ndërkohë, përzgjedhja e kandidatëve dhe zgjedhja kreut të ri të KSHPK-së do të fillojë pas zgjedhjeve lokale. 

KSHPK mbeti pa kryetare pas dorëheqjes së Tatjana Dimitrovskës, e cila dha dorëheqjen pas akuzave nga Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar për dy vepra penale: zbulimin e sekreteve zyrtare ish-drejtorit të TEC Negotina, Nebojsha Stojanovi1, i akuzuar në “Aditiv”, dhe falsifikim kompjuterik, sepse një auditor nga Enti Shtetëror i Revizionit kaloi test certifikate sekreti shtetëror në emër të saj.