Patrioti nën dardha

Poezi nga Nehat Jahiu

”Patrioti” nën dardha
Sa mundet shet pallavra,
Dardha nga dega kur pikon
N`gojë të vet atë na e çon.

Nën hije të dardhës pushon
Në emër të tjetërkujt diskuton,
Ata që i prodhojnë n`diell digjen
“Patrioti” gëzohet kur piqen.

”Patrioti” dardha na shet
Si ti ket prodhuar ai vet,
Shet dardha për turshi
Haj medet, çfarë s, po bëka vaki…