Zjarr në Bruksel, autoritetet thonë se ka disa të vdekur

Disa njerëz e kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një kantier ndërtimi në Bruksel të martën, ndërsa kërkimet për gjashtë persona të zhdukur po vazhdojnë, njoftuan autoritetet vendase, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Një numër i papërcaktuar trupash u gjetën në njërin prej dy ashensorëve të projektit të madh të rinovimit në sheshin qendror “Place de Brouckere”, ku zjarri shpërtheu herët të martën, tha një zëdhënës i inspektoratit të punës në kryeqytetin belg.

Ai shtoi se ende nuk është e qartë nëse trupat e gjetur u përkasin të gjashtë punëtorëve të raportuar si të zhdukur.

Brigada e zjarrfikësve bëri të ditur se në çastin e shpërthimit të zjarrit në kantier ndodheshin më shumë se 200 punëtorë.

Tre njerëz janë dërguar në spital pas zjarrit, tha ajo.