Zelenski kundër planeve paqësore që do ta shndërronte luftën në konflikt të ngrirë
Presidenti ukrainas, Volodomir Zelenski deklaroi sot se nuk do të pranojë asnjë plan paqësor të propozuar i cili do ta shndërronte luftën ruse në vendin e tij në konflikt të ngrirë, shkruan Portalb.mk.
Presidenti ukrainas në paraqitjen para Parlamentit me rastin e Ditës së Kushtetutës Ukrainase theksoi se mbetet kundër çdo plani paqësor me të cilin do të ngriheshin territoret e mara nga Rusia në pushtimin i cili filloi në shkurt të vitit të kaluar.
“Ukraina nuk do të pajtohet me asnjë nga opsionet për konflikt të ngrirë”, tha ai.
Zelenski përgatiti plan paqësor prej 10 pikave, i cili përfshin kthimin e integritetit territorial të Ukrainës, tërheqjen e forcave të armatosura ruse dhe kthimin e kufijve shtetërorë ukrainas.
Kievi filloi kundërofensivë në përpjekjen që t’i kthejë territoret e okupuara, por armata ruse ende mban zona në Ukrainën lindore dhe Ukrainën jugore.