Zelenski iu falënderua RMV-së që iu bashkua deklaratës së vendeve të G7-tës

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelenski falënderoi Maqedoninë e Veriut që iu bashkua deklaratës së vendeve të G7-tës për mbështetje të kufijve të sigurisë së Ukrainës, transmeton Portalb.mk.

“E falënderoj Maqedoninë e Veriut që iu bashkua deklaratës së G7-tës për mbështetje të kufijve të sigurisë së Ukrainës. Gjithsej 15 vende i janë bashkuar. Falënderime ndaj kryeministrit Dimitar Kovaçevski për përpjekjet e tija personale për përforcimin e partneritetit mes vendeve tona”, ka shkruar Zelenski në Twitter.

Vendet e G7-tës më 12 korrik të këtij viti, në margjinat e samitit të NATO-s, publikuar kornizë të sigurisë e cila e hap rrugën për kufij afatgjatë të sigurisë së Ukrainës, me qëllim që të mbrojë vendin nga Rusia dhe ta kthejë nga ndonjë agresion i mundshëm në të ardhmen.

Në deklaratë theksohet se, sot do të fillojnë negociatat me Kievin për zyrtarizimin e mbështetjes së përhershme të anëtarëve të G7-tës për Ukrainën dhe se, ajo do të përfshijë mbështetje për zhvillimin e mëtejmë të industrisë së mbrojtes të Ukrainës, trajnim i forcave të Ukrainës, shkëmbim i informatave të shërbimit dhe mbështetje në mbrojtjen e hapësirës cyber.

Ndërkaq, Ukraina do të vazhdojë të zbatojë reforma gjyqësore, ekonomike dhe të sigurisë, si dhe reforma në luftën kundër korrupsionit, që do të tregojë se, Kievi është i përkushtuar në demokraci, sundim të së drejtës, respektim të të drejtave të njeriut dhe lirisë së mediave.