Xhaferi në 100 ditë Qeveri: Zbatuam zgjedhje evropiane, para Qeverisë së re është rrugë e pastër e eurointegrimeve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, mbajti konferencë për shtyp  në të cilën foli për punën në 100 ditët e kaluara, nga zgjedhja e tij për Kryeministër dhe formimi i Qeverisë, me obligim parësor ti organizojë dhe zbatojë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në shtet, transmeton Portalb.mk.

„U obligova para qytetarëve se do të mundësojmë shprehjen e lirë të vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare. Dhe këtë obligim prioritar, që është besuar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, edhe unë si Kryeministër, edhe Qeveria, e kemi përmbushur në përpikëri”, tha Xhaferi.

Ai tha ke kanë zbatuar zgjedhje evropiane, në procese zgjedhore të lira, të qeta, korrekte dhe demokratike në të dy ciklet zgjedhore. “Zgjedhje që do të përmenden për atë se si mundet dhe si duhet të punojë në interes të qytetarëve edhe shteti. Me këtë, me të drejtë mund të vlerësoj se kontribuuam në sjelljen evropiane të vendit, i cili synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Konfirmim për fjalët e mia janë edhe urimet dhe shprehjet e respektit nga partnerët tanë evropianë”.

“Nëse kapacitetet evropiane dhe demokratike të një qeverie mund të vlerësohen nga diçka – atëherë kjo janë zgjedhjet. Dhe me këtë rast, shpreh mirënjohjen time si për institucionet ashtu edhe për qytetarët, sepse ata ishin në krye të detyrës dhe kontribuuan ndaj angazhimeve tona të sinqerta – që shteti të përparojë sipas vlerave evropiane”, tha Xhaferi.

Kujtojmë se për herë të parë në historinë e vendit, me 65 vota për” dhe 3 “kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në krye të një Qeverie zgjodhi një shqiptar, përkatësisht Talat Xhaferin. Kjo Qeverido të duhet t’i organizojë zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe presidenciale në 100 ditët e ardhshme. Në këtë përbërje me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të, Punës dhe Politikës Sociale do të udhëheqin kuadrot e VMRO-DPMNE-së opozitare, e cila nuk e votoi qeverinë. 65 votat, mbështetëse për Xhaferin kryeministër erdhën nga partia e tij amë, BDI, partia pushtetare maqedonase LSDM e cila në vete ka dhe disa parti tjera më të vogla partnere, por edhe nga partia Aleanca për Shqiptarët e cila prej marsit të vitit të kaluar ka hyrë në qeveri. Me një votë, kontribuoi edhe partia e posaformuar Partia Demokratike Evropiane nga i larguari nga Lëvizja Besa, Arianit Hoxha, me deputetin e saj Bastri Bajrami. Ashtu sikur PDE, votoi edhe Skender Rexhepi, deputeti i cili gjithashtu formoi Lëvizjen Populli, pasi u largua nga partia Alternativa. Tre deputetët e vetëm që votuan kundër ishin Pavle Trajanov – lider i Lidhjes Demokratike, i cili deri para ca kohësh ishte partner qeveritar. Atij iu shoqëruan edhe dy deputetët e partisë proruse në vend, Levica, kryetari Dimitar Apasiev dhe kolegu i tij Borisllav Krmov.