Weitz shpreson që Maqedonia e Veriut do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese pas zgjedhjeve lokale
Eurodeputeti austriak Thomas Weitz shpreson se pas zgjedhjeve lokale, në Maqedononinë e Veriut “do të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë komunitetin bullgar në Kushtetutë si pakicë”, transmeton Portalb.mk.
Në një deklaratë për Agjencinë Evropiane të Lajmeve (ENR), pjesë e së cilës është Agjencia për media dhe informim (MIA), Weitz tha se miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të hapte rrugën për fillimin e vërtetë të negociatave.
“Vendi tani është përfshirë në procesin e pranimit, por në fakt nuk i kemi filluar negociatat. Duhet t’i fillojmë ato së shpejti në mënyrë që ta mbajmë vendin në rrugën e duhur”, tha Weitz.
Sipas tij, qeveria maqedonase po zbaton ngadalë por me siguri agjendat që lidhen me pakicat, korridoret dhe çështjet e sigurisë, gjë që ka bërë disa përparime, por ai ende thotë se për momentin mungon një përparim i vërtetë për përparimin në rrugën evropiane.
“Maqedonia e Veriut është ende e bllokuar nga Bullgaria. Fatkeqësisht, ka shumë çështje që lidhen me identitetin që po e bllokojnë përparimin e saj”, shtoi Weitz.
Presidenti bullgar Rumen Radev, gjatë takimit të djeshëm me presidentin e Hungarisë, Tamas Sujok, i bëri thirrje Hungarisë të bindë Maqedoninë e Veriut se ndryshimi i Kushtetutës dhe konsensusi evropian për këtë çështje janë një kusht i pakthyeshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.
Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.