Von der Leyen: Shqipëria, shembull për integrimin në Bashkimin Evropian

“E ardhmja është një Evropë e Fortë, e pavarur dhe e bashkuar me Vendet e Ballkanit Perëndimor.” Ishte kjo fraza që përdori këtë të enjte Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen teksa mori çmimin “Karli i madh” në Aechen  (Ahen) të Gjermanisë ku pjesë e ceremonisë ishte edhe Kryeministri Edi Rama, raporton ABC.

Von Der Leyen e cila u nderua me këtë çmim nga vendi i saj për punën që ka bërë për të çuar përpara unitetin Evropian dha një mesazh të qartë se synimi kryesor i Bashkimit Evropian në këto momente është zgjerimi me anëtarë të rinj të cilët kanë përparuar me reformat.

Si shembull të asaj çfarë është një punë e mire në lidhje me përmbushjen e reformave dhe progresit në integrimin Europian Von Der Leyen mori shembullin e Shqipërisë ku falënderoi edhe  Kryeministrin Edi Rama.

“Ky është një moment historik dhe nuk duhet ta lëmë të kalojë pa vepruar. Duhet të përballemi me këtë sfidë për Ukrainën, për Ballkanin Perëndimor.  Jam shumë e lumtur që mirëpres këtu Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë. Kjo është një shenjë gjithashtu për Republikën e Moldavisë dhe, shpresoj, edhe për Gjeorgjinë – për të gjithë ata që kanë vendosur në favor të një të ardhmeje të lirë dhe paqësore në Bashkimin tonë, për një Evropë më të fortë dhe më të pavarur”, deklaroi Von der Leyen.

 Von der Leyen theksoi në fjalën e saj se Evropa në dritën e madhe të tensioneve gjeopolitike duhet të përqendrohet tek detyra të rëndësishme siç janë mbrojtja, konkurrenca ekonomike dhe gjithashtu forcimi i demokracisë.

66 vjeçja e cila mori një mandate te dyte ne Krye te Komisionit Evropian vitin e shkuar  u nderua sot me çmimin Karli i Madh për rolin që ka pasur ne mbajtjen e Evropës të Bashkuar, të mbështetur dhe të aftë për të vepruar.