Viktor Orban hoqi dorë nga mandati i tij në parlament

Pasi i humbi zgjedhjet, Viktor Orban do të heqë dorë nga mandati në parlament, megjithatë ai do të mbetet kryetar i partisë Fidesz, transmeton Portalb.mk.Orban njoftoi se nuk do ta marrë mandatin për deputet.“Unë tani nuk nevojitem në parlament, por në riorganizimin e kampit kombëtar,” tha Orban.

Sipas vëzhguesve, pas humbjes ai synon të fokusohet te drejtimi i partisë. Ai tha se është gati të vazhdojë si kryetar i Fidesz-it, nëse mbështetet nga delegatët në kongresin e qershorit.

Në zgjedhjet parlamentare të dy javëve më parë, Orban dhe Fidesz pësuan humbje të qartë ndaj partisë së Peter Magyar. Fidesz fitoi vetëm 52 nga 199 mandate dhe kaloi në opozitë.

Orbán, 62 vjeç, është deputet që nga viti 1990. Ai ka drejtuar Hungarinë për 16 vjet.

Magyar, ish-anëtar i Fidesz-it, doli nga kjo parti dy vite më parë.