Vetëm një i dënuar për tragjedinë e Laskarcës është në burg, drejtori i “Durmo Tours” nuk gjendet askund

Gjykata Themelore Penale në Shkup i dha fund dilemave se cili nga të dënuarit për tragjedinë e Laskarcës është tashmë në burg dhe cili është në liri, raporton SllobodenPeçat, përcjell Portalb.mk.

Në një deklaratë zyrtare, Gjykata informoi se i dënuari Jane Babarovski tashmë një muaj është duke vuajtur dënimin me burg në Burgun e Idrizovës, ndërsa për realizimin e të gjithë personave të tjerë të dënuar, përfshirë edhe ata që janë në kërkim, e drejtoi gishtin nga Gjykata Themelore në Gostivar.

Ky sqarim, siç u tha nga Gjykata Penale, vjen pas një sërë pyetjesh mediatike dhe presionit publik në lidhje me ekzekutimin e vendimit përfundimtar në rastin K.br. 1407/19, i njohur në publik si “Durmo Tours”, veçanërisht pas informacionit se disa nga personat e dënuar nuk janë të disponueshëm për organet e zbatimit të ligjit.

Sipas informacionit nga Gjykata Penale, Jane Babarovski, i cili ishte një nga të pandehurit në zinxhirin e përgjegjësisë për integritetin teknik të autobusit, tashmë është pas hekurave.

Ndryshe, edhe pse fajtorët kryesorë për aksidentin e madh të trafikut pranë Llaskarcës, ku humbën jetën 16 pasagjerë, duhej të ishin në burg prej 5 muajsh deri tani, ndryshe nga shoferi i dënuar i autobusit Manuel Trifunovski, ata as nuk kanë arritur te hyrja e burgut. Pronari i kompanisë “Durmo Tours” Durmish Beluli dhe personi përgjegjës për transportin në kompaninë Remzi Miftari, të dënuar me nga 10 vjet burg secili, u sëmurën.

Kujtojmë që aksidenti ndodhi më 13 shkurt 2019 në autostradën Shkup – Tetovë në fshatin Llaskarcë, jetën e humbën 16 persona ndërsa 38 të tjerë u plagosën por shpëtuan. Autobusi i aksidentuar i “Durmo Turs”, ishte i linjës së rregullt Shkup-Gostivar, ndërkaq kompania transportuese vazhdon ende të bartë udhëtarë.

Pas 150 seancash gjyqësore dhe pothuajse pesë vitesh në gjykatë, të afërmit kanë shprehur vazhdimisht dyshimin e tyre se çështja është zvarritur qëllimisht nga procedurat formale.