Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 190-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të saktëson që pjesa më e madhe e produkteve ushqimore bazë po taksohen me shkallën më të vogël të TVSH-së, transmeton Portalb.mk.

“Vendimi, propozuar nga Ministria e Financave, është në drejtim të saktësimit të shkallës preferenciale prej 5 përqind dhe për mbështetjen e ekonomisë vendase dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve”, raportoi Qeveria.

Përmes këtij vendimi është ndryshuar Vendimi paraprak për caktimin e listës së produkteve dhe shërbimeve që i përkasin kësaj shkalle preferenciale të TVSH-së. Ky vendim do të fuqizohet ditën e publikimit në “Gazetën Zyrtare të RMV-së”, më 13 tetor 2023.

Me anë të këtij ndryshimi, gjiza, brumi i ngrirë, piperi i zi dhe piperi i kuq, pudingu për fëmijë, qumështi i adaptuar për foshnja, suplementet ushqimore për imunitet të dobët, çajrat bimorë, napolitankat dhe gaufret (waffle), kaçkavalli vegjetal, llojet e tjera të caktuara të kaçkavallit, pinxhuri i shtëpisë, panaxhari i konservuar dhe specat djegës (feferonat), janë produkte që do të tatimohen me normë preferenciale të TVSH-së prej 5%”, njoftoi Ministria e Financave, duke shtuar që normë më të ulët preferenciale të TVSH-së kemi te 1650 produkte ushqimore.

Në këtë seancë gjithashtu u miratua edhe teksti i harmonizuar i Marrëveshjes që pranon kualifikimin profesional të motrave mjekësore, kirurgëve veterinat, farmacistëve dhe mamitë në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Grupet e punës këto marrëveshje i kanë realizuar në përputhje me Direktivën EU2005/36E3 në kuadër të Procesit të Berlinit ku janë përfshirë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.