Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 189-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka formuar një ekip të punës që do të tenton të krijon zgjidhje për problemet e paraqitura nga Sindikata e prokurorisë dhe gjyqësorit në Maqedonisë. Ky ishte edhe një premtim i ministrit Krenar Lloga ndaj punëtorëve që protestuan, transmeton Portalb.mk.

“U shqyrtua dhe miratua Informacioni nga Ministria për Drejtësi për gjetjen e zgjidhjes rreth kërkesës dhe gjendjes aktuale të konstatuara nga ana zyrtarëve dhe punonjësve të gjyqësorit dhe prokurorisë në organet e administratës shtetërore”, njoftoi Qeveria.

Përmes krijimit të këtij grupi punues, që pritet të formohet brenda shtatë ditëve, sindikalistët që protestuan pritet të shprehin kërkesat e tyre, ndërsa sistemi gjyqësor të punon pa ndërprerje. Në këtë grup, Qeveria pritet të përfaqësohet nga ministri Krenar Lloga, Fatmir Besimi, Azir Aliu dhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi.

Në seancën e 189-të u vendos të merren masa parandaluese pas njoftimeve për rritjen e pranisë së madhe të arushave në Mavrovë dhe Rostushë. Masat u propozuan nga Ministria për mjedis jetësor dhe Ministria për Bujqësi.