Vendet me të cilët kryen më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut më shumë importon sesa eksporton mallra, Më së shumti shkëmbim tregtar realizon me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa vendet Greqia dhe Serbia nga rajoni gjenden në pesëshen e parë, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar –mars të vitit 2026, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, që marrin pjesë me 49.8% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në totalin e shkëmbimit tregtar, vendet anëtarë të Bashkimit Evropian përfaqësohen me 58.6 përqind.

Maqedonia e Veriut në Gjermani dhe Polonia më shumë eksporton sesa importon.