Vdiq në moshën 100-vjeçare ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare, transmeton Anadolu.

Në deklaratën në faqen personale të Kissingerit, bëhet e ditur se ish-sekretari ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Connecticut në moshën 100-vjeçare.

Kissinger, fëmija i një familjeje hebreje që u arratis nga Gjermania naziste, shërbeu si sekretar i Shtetit në periudhën 1973-1977, duke mbuluar periudhën e Richard Nixon dhe presidentit të 38-të të SHBA-së Gerald Ford, dhe si këshilltar për sigurinë kombëtare midis viteve 1969-1975.

I njohur për vendimet e tij të diskutueshme që formësuan politikën botërore, Kissinger u dënua gjerësisht brenda vendit dhe ndërkombëtarisht, veçanërisht për rolin e tij në bombardimin e Kamboxhias dhe pushtimin e Vietnamit jugor në vitin 1970.

Fakti që pjesa më e madhe e asaj që u hodh në Kamboxhia ishin bomba thërrmuese, të cilat vazhduan të vrisnin dhe gjymtonin civilë dekada pas përfundimit të luftës, e mbajti Kissingerin nën kritika gjatë gjithë jetës së tij.