Vajza dhjetë vjeçare është trashëgimtarja e mundshme e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un

Vajza e vogël e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un shihet si trashëgimtare e babait të saj, tha për herë të parë Agjencia e Inteligjencës së Koresë së Jugut, pas spekulimeve se sundimtari i Koresë së Veriut po e përgadit vajzën e tij për t’u bërë anëtarja e katërt e dinastisë që do të udhëheq vendin që nga themelimi i tij më shumë se shtatë dekada më parë, shkruan Guardian transmeton Portalb.mk.

Spekulimet intensive ndërkombëtare për Kim Yu-ae, e cila thuhet se është rreth 10 vjeç, filluan pasi ajo u paraqit për herë të parë në publik në nëntor 2022, kur ajo dhe babai i saj vëzhguan një lëshim të një rakete provë me rreze të gjatë, raporton Guardian.

Që atëherë, Kim Yu-ae e ka shoqëruar Kim Jong-un në ngjarje të mëdha publike, me mediat shtetërore që e kanë quajtur atë fëmijën “më të dashur” ose “më të respektuar” të liderit të Koresë së Veriut, duke publikuar pamje dhe foto që vërtetojnë pozicionin e saj të rrënjosur politik dhe afërsinë me babain e saj.

Agjencia e inteligjencës së Koresë së Jugut dha vlerësimin e saj për rolin e ardhshëm të Kim Yu-ae, duke bërë një analizë gjithëpërfshirëse të aktiviteteve të saj publike dhe përfshirjes në protokollet shtetërore.

Në një nga imazhet në televizionin shtetëror të Koresë së Veriut, një gjeneral i lartë gjunjëzohet dhe i pëshpërit teksa duartroket gjatë një parade ushtarake shtatorin e kaluar. Megjithatë, gjatë një vizite në Shtabin e Forcave Ajrore në nëntor, Yu-ae u fotografua duke qëndruar përballë babait të saj, të dy me syze dielli dhe xhaketa të gjata lëkure. Në një festë të Vitit të Ri në një stadium të mbushur plot në Pyongyang të dielën, Kim Jong-un puthi vajzën e tij në faqe, të cilën ajo e riktheu në të njëjtën mënyrë.

Këto skena, shkruan Guardian, deri më tani kanë qenë të paimagjinueshme në Korenë e Veriut, ku Kim Jong-un përdor mjete të pamëshirshme për të siguruar besnikërinë mes zyrtarëve dhe një popullsie prej 26 milionë banorësh.

Shërbimi kombëtar inteligjencës së Koresë së Jugut tha se po shqyrton ende të gjithë skenarët e mundshëm në lidhje me procesin e trashëgimisë së qeverisjes në Korenë e Veriut sepse Kim Jong-un, i cili mbushi 40 vjeç të hënën, është ende i ri, nuk ka probleme të mëdha shëndetësore dhe beson se ka të paktën edhe një fëmijë tjetër.

Vlerësimi nga shërbimi inteligjent i Koresë së Jugut u publikua përpara se banorët e dy ishujve të Koresë së Jugut pranë kufirit të tensionuar detar me Korenë e Veriut të urdhëroheshin të kërkonin strehim pasi Korea e Veriut hodhi sot predha artilerie në det.

Koreja e Jugut urdhëroi civilët të kërkojnë strehim në ishull, dhe zyrtari Seul e dënoi këtë veprim, duke e quajtur  një “veprim provokues”.