Ursula von der Leyen në Mal të Zi: Kam gjithmonë një pritje të ngrohtë këtu
Pas Kosovës, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, destinacionin e radhës kishte Malin e Zi, raporton ABC.
Në një postim në platformën “X”, Ursula von der Leyen ka theksuar se është pritur nga presidenti malazez, Jakov Milatoviç, duke thënë se është e lumtur që turneun për Ballkanin Perëndimor e përfundoi në Podgoricë.
“Unë kam gjithmonë një pritje kaq të ngrohtë këtu. Populli i Malit të Zi është kaq i apasionuar pas Evropës”.
“Dhe ne duam që më në fund të bashkojmë kontinentin tonë dhe njerëzit tanë. Le ta bëjmë këtë të ndodhë”, ka thënë Ursula von der Leyen.