Ura “Bellasica” prej sot pjesërisht e hapur për komunikacion
Ura “Bellasica” prej sot do të jetë e hapur për komunikacion vetëm për automjete të lehta në të dy korsitë, ndërsa dy korsitë e mesme do të hapen në momentin kur do të përfundojnë punimet ndërtimore nga ESM, njofton Portalb.
“Në pajtim me raportin e ekspertëve për gjendjen në urën e bulevardit ‘Bellasica’, është konfirmuar se i njëjti nuk ka dëmtime strukturore që e rrezikojnë sigurinë e urës. Nga raporti është konstatuar se ka çarje sipërfaqësore në shtresën e jashtme të betonit në pjesën e mesme të njërës anë të urës, e shkaktuar nga djegia e izolimit të tubave të ujit të ngrohtë të ESM, të cilat ESM do t’i riparojë me qëllim të vendosjes së tubacioneve të reja për ujë të ngrohtë si detyrim i tyre për të mundësuar furnizimin e pandërprerë të qytetarëve të qytetit me energji termike”, informojnë nga Sektori për marrëdhënie me opiniontë Qytetit të Shkupit.
Ura “Bellasica” është e mbyllur për komunikacion katër muaj pasi më 12 maj të këtij viti shpërtheu zjarr.
- LEXO: Raporti për urën “Bellasica” është dorëzuar, dëmtimet janë të vogla, nevojitet sanim, vlerësoi Garevski
- LEXO: Isha optimist, por dëmi është i madh te ura “Belasica”, alarmoi projektuesi i urës
- LEXO: Nëse zjarri do të lërë pasoja të mëdha në urë, pason një rehabilitimi shumëvjeçar, paralajmëroi Atanasovski