Raporti për urën “Bellasica” është dorëzuar, dëmtimet janë të vogla, nevojitet sanim, vlerësoi Garevski

 Ekspertiza për urën e përfshirë nga zjarri “Bellasica” është bërë nga Instituti privat për ndërtime rezistuese sizmike dhe ndryshime klimaterike dhe projekt-versioni është dorëzuar në Qytetin e Shkupit, konfirmoi për MIA-n drejtori i Institutit, profesor Mihail Garevski.

Nga inspektimi vizual, thotë Garevski, nuk është vërejtur në asnjë pjesë të urës ekspozim i kabllove për paratendosjes, por ato janë fshehur me shtresën mbrojtëse të betonit. Ky është kushti kryesor dhe prandaj dëmtimet janë të vogla.

Edhe pse dëmtimet janë të vogla, potencon, megjithatë do të duhet të bëhet sanimi.

Por, potencoi se nevojitet sanim i pllakës mbi tubat primarë për ngrohje qendrore me torkretim që të kthehet shtresa mbrojtëse e betonit që e mbron armaturën nga korrozioni. Është e nevojshme të kthehet betoni i rënë në disa sipërfaqe të pllakës së poshtme dhe të trarëve. Që të mund të bëhet sanimi i urës duhet të nxirren tubat e ngrohjes qendrore që ndodhen nën urë, sqaron profesori.

Edhe pse ai thotë se raporti është dorëzuar në Qytetin e Shkupit, që atje thonë se për momentin nuk disponojnë me asnjë informacion.