Ulje e prodhimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht është shënuar ulje e prodhimit industrial për 5.1 % në krahasim me gushtin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit gusht të vitit 2023 shënon rënie për 8.5 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie për 5.5 %”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti theksoi që në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 5.7 %. Rritje më e thekuar është vërejtur te reparti për riparimin dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve (104.9 %) dhe reparti për prodhimin e metaleve (49.2 %).

Në periudhën janar-gusht të këtij viti është regjistruar rritje për 0.3 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.