“Ujësjellës dhe Kanalizime”: Në Shkup nuk do të ketë ujë rreth 15 orë
NP “Ujësjellës Kanalizime”- Shkup njoftoi se më 21 dhjetor do të fillojë sanimi dhe modernizimi i vonuar me dekada i ujësjellësit kryesor të qytetit. Operacioni është planifikuar në orët e para të mëngjesit, dhe sipas vlerësimeve nuk do të zgjasë më shumë se 15 orë. Qëllimi i aksionit është përmirësimi i furnizimit me ujë dhe presionit në komunën Gjorçe Petrov dhe Karposh, si dhe riparimi i humbjeve të konsiderueshme të ujit që ekzistojnë në këto pjesë të qytetit, transmeton Portalb.mk.
“Qëllimi kryesor i planit operativ është përmirësimi i furnizimit me ujë dhe presionit në Komunën Gjorçe Petrov dhe Karposh, përmes riparimit të gjashtë segmenteve kritike të rrjetit të ujësjellësit ku janë vërejtur humbje të mëdha të ujit. Aksioni është i domosdoshëm për parandalimin e problemeve si ato në Tetovë, Manastir, Shtip dhe Negotinë, ku qytetarët nuk kanë ujë për shkak të defekteve të pa riparuara”, njoftojnë nga ndërmarrja.
“Ujësjellës Kanalizime” njoftoi se do të merren këto masa:
- Ndërrimi i mbyllësit jofunksional F400 mm në rrethrrotullimin në Gjorçe Petrov.
- Riparimi i kanalit F600mm në urën “Kombet e Bashkuara”, i cili është në proces rrjedhjeje.
- Mbyllja e mbyllësit F700 mm në bulevardin “Partizanski Odredi”, e cila gjithashtu ka rrjedhje, si dhe ndërrimi i një mbyllësi F150 që ndodhet në të njëjtën puset.
- Riparimi i mbyllësve F700 mm dhe F500 mm në rr. “Nikola Parapunov”.
- Ndërrimi i katër valvulave të ajrit.
Gjatë operacionit, të gjitha ekipet do të jenë të pranishëm në lokacionet e operimit. Pritet që i gjithë rehabilitimi të përfundojë në më pak se 15 orë, ku pjesa më e madhe e kohës do të ndahet për procesin e zbrazjes dhe mbushjes së rrjetit të ujësjellësit.
IShP komandon që banorët e Shkupit të mbushin rezervat e ujit dhe ta shfrytëzojnë atë në mënyrë racionale.
Këto ditë, ndërprerja e paralajmëruar e ujit në një numër të komunave të Shkupit ka rritur kërkesën për ujë në markete, ndërsa raftet ku qëndrojnë shishet prej pesë litrash janë zbrazur.