Uashingtoni: Çmimet e naftës dhe gazit do të bien kur të arrihen të gjitha objektivat e luftës me Iranin

Menjëherë pasi të arrihen të gjitha objektivat e ndërhyrjes së përbashkët ushtarake izraelito-amerikane kundër Iranit, publiku amerikan do të shohë rënien e çmimeve të naftës dhe gazit, tha mbrëmë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Carolyn Leavitt, transmeton Portalb.mk.

“Populli amerikan mund të jetë i sigurt se rritja e fundit e çmimeve të naftës dhe gazit është e përkohshme dhe se ky operacion (ndërhyrja ushtarake izraelito-amerikane kundër Iranit) do të rezultojë në çmime më të ulëta të gazit në planin afatgjatë”, tha Leavitt në një konferencë për shtyp.

Ajo shtoi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe ekipi i tij i energjisë po monitorojnë nga afër tregjet, duke folur me udhëheqësit e industrisë dhe se ushtria amerikane po zhvillon mundësi shtesë në përputhje me direktivën e presidentit për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit.

Çmimet e naftës u rritën në më shumë se 119 dollarë për fuçi të hënën, duke arritur nivelin e tyre më të lartë që nga qershori 2022, duke ngritur shqetësime se kjo mund të dëmtojë bizneset dhe konsumatorët amerikanë përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit të nëntorit dhe shpresave republikane për të mbajtur kontrollin e Kongresit.