U vjetërsua edhe lënda “I fuqishmi” ku i akuzuar ishte edhe Milloshoski

Prokuroria në fazë të fjalëve përmbyllëse bëri rikualifikim të veprave për tre të akuzuarit e tjerë për rastin “I fuqishmi”, pas çka Gjykata themelore penale Shkup solli aktvendim me të cilin propozimi i prokurorisë refuzohet, për shkak të vjetërsisë absolute të ndjekjes penale, raporton MIA.

Me atë, të liruar nga aktakuza janë edhe Millosh Milloshoski, Milosim Vojneski dhe Antonio Milloshoski për të cilët gjykimi vazhdoi për veprën penale “mashtrim”, pasi që në tetor të vitit të kaluar, pas ndryshimeve në Kodin penal ishte ndalur procedura për 10 të akuzuar në rastin “I fuqishmi” për shkak të vjetërsisë.

Nga Gjykata themelore penale Shkup, informojnë se në seancën e sotme kryesore për lëndën me nr. 2616/20 nga prokuroria e shënuar si “I fuqishmi”, prokurori publik pas fjalëve përmbyllëse, kreu saktësim të dispozitave të aktit të Prokurorisë në propozim të prokurorisë si dhe ndryshime në kualifikimin juridik të Veprave penale për të cilat ngarkohen të akuzuarit me cilat ndryshime:

Paraprakisht në tetor të vitit të kaluar, pas ndryshimeve të Kodit penal, Gjykata solli vendime me të cilat për 10 të akuzuar në rastin “I fuqishmi” procedura ndërkrehet për shkak të vjetërsisë, përderisa për tre të akuzuarit Millosh Milloshoski, ish kryetari i Makedonski Brodit, Milosim Vojneski dhe deputeti Antonio Milloshoski gjykimi për veprën penale “mashtrim” vazhdon.

Sipas aktakuzës gjatë vitit 2011 i akuzuari i parë dhe i dytë, së bashku, me qëllim që i akuzuari i parë të përfitojë dobi të paligjshme pronësore i hamendësoi këshilltarët në Këshillin e komunës Makedonski Brod, me shfaqje të rrejshme dhe me mbulim të fakteve për statusin juridik de vlerën e vërtetë të patundshmërive – lëndë e shitjes. Ata i detyruan këshilltarët të votojnë për vendimin për tjetërsim të pronës së patundshme për të cilën këshilltarët konsideronin se është “ish-kooperativë”, ndërsa në të vërtetë kishin miratuar tjetërsim të ndërtesës me sipërfaqe të dobishme prej 157 m2 me oborr prej 3.920 m2 në f.Izhishtë-Komuna e Makedonski Brodit, të cilën e përdorte komuna e Pllasnicës.

Ndryshe, në vitin 2020, Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka ngritur aktakuzë për rastin “I fuqishmi”. Të akuzuar janë 13 persona, përfshi këtu deputetin e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski. Kundër tre personave, përfshi këtu Milloshovskin është ngritur aktakuzë ndërsa kundër 10 personave tjerë është hapur propozim për aktakuzë.

Këtë rast e hapi Prokuroria Speciale në Mars të 2018-ës. Më pas e mori përsipër Prokuroria Publike ndërsa prokurorja Fatime Fetai vazhdoi të punojë në këtë rast. PSP-ja gjatë publikimit të rastit deklaroi se Milloshoski, nga pozicioni i tij politik, ka mundësuar shitjen e pronave shtetërore me çmime të ulëta.