U ulën çmimet te produktet bujqësore në Maqedoninë e Veriut, ulje më e madhe te perimet

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit korrik ka padur ulje të çmimeve te produktet bujqësore, krahasur me korrikun e vitit të kaluar. Ulja prej 25.9 përqind është regjistruar te perimet, ndërsa te gruri dhe orizi 22.7 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në bujqësi në korrik të vitit 2024, në raport me muajin e njëjtë të vitit paraprak, te inputi është ulur për 1.4 përqind, ndërsa te outputi ka pasur ulje për 12.6 përqind”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Te produktet bimorë është regjistruar ulje për 17.7 përqind, ndërsa te produktet shtazore ka pasur rritje për 8.2 përqind.