Kostoja e jetesës dhe çmimet me pakicë në Maqedoninë e Veriut shënuan rritje
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht ka pasur rritje të kostos së jetesës dhe çmimeve me pakicë, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Indeksi i kostos së jetesës në gusht 2024, krahasuar me gushtin 2023, shënoi rritje nga 2.2 %, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje nga 3.0 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në gusht, krahasuar me korrikun, ka pasur inflacion prej 0.5 përqind, ashtu që rritja ka ardhur kryesisht nga rritja e çmimeve te ushqimi dhe pijet joalkoolike (1.2 %), rekreacioni dhe kultura (1.1 %), shëndeti (0.8 %) dhe në fusha tjera, ndërkohë ulje më të theksuar ka pasur te transporti (2.2 %), ndërsa te arsimi nuk ka ndryshuar.