U ul numri i të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në industrinë e Maqedonisë së Veriut gjatë muajit korrik është regjistruar rënie e numrit të të punësuarve për 3.8 përqind, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar – korrik të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar – korrik të vitit 2024, është zvogëluar për 4.0%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit korrik të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 2.4 % në sektorin Industria përpunuese për 4.0 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.5 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në bazë të raportimeve të Entit, në tremujorin e dytë janë regjistruar 10 33 vende të lira të punës, ku më së shumti ka pasur në industrinë përpunuese (2 262) dhe tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (2 126).