Shkollat e Tetovës janë shndërruar në shtabe partiake me shumë skandale, vlerësoi BDI-ja

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në lidhje me ditën e parë të vitit shkollor 2026/2027, ka vlerësuar se arsimi në qytetin e Tetovës është mbushur me skandale si rezultat i udhëheqjes së kryetarit Bilall Kasami, transmeton Portalb.mk.

“Kjo qeverisje komunale është shoqëruar me skandale të shumta nëpër shkollat e mesme dhe fillore, për keqpërdorime financiare dhe manipulime të shumta”, raportoi Dega e BDI-së në Tetovë.

Ata vlerësuan së shkollat kundërligjshëm janë shndërruar në shtabe partiake për mbajtjen e aktiviteteve politike, ndërkohë përkujtuan premtimin e parealizuar të Kasamit në lidhje me bursat e nxënësve.

Ndryshe, reagimet e BDI-së vijnë pas publikimeve të Portalb-it në lidhje me mbajtjen e kundërligjshme të aktiviteteve partiake në shkolla dhe premtimin e shkelur për bursat e nxënësve.

Koalicioni VLEN dy net me radhë ka organizuar ngjarje partiake në shkollat  e Tetovës edhe pse ligji për arsim fillor dhe ai për arsim të mesëm e ndalon një gjë të tillë.