Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:30, nga mali Bellasica janë gjetur dy çiklistët të cilët ishin raportuar të zhdukur herët pasdite, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.
Zhdukja e çiklistëve është raportuar dje pasdite në ora 16:50 në Qendrën Rajonale për Menaxhimin e Krizave Strumicë në numrin e vetëm emergjent 112. Pas marrjes së kallëzimit, siç shtojnë nga QMK, një patrullë e policisë kufitare ka rënë në kontakt me dy çiklistët.
Çiklistët u zbritën nga mali rreth orës 19:30 dhe u shoqëruan në një vend të sigurt para se të errësohej.