U shpall thirrja për ekspozitën ndërkombëtare “Rrënjët e lirisë dhe identiteti”

Organizata “Successful Mothers” (UK) në bashkëpunim me Institutin Lidhja Shqiptare Evropiane, ka hapur zyrtarisht thirrjen për pjesëmarrje në ekspozitën ndërkombëtare “Rrënjët e lirisë dhe identiteti”, shkruan Portalb.mk.

Kjo ngjarje synon të jetë një platformë për të festuar trashëgiminë shqiptare, identitetin, lirinë dhe kontributin e vyer të komunitetit shqiptar në shoqërinë britanike.

Organizatorët ftojnë artistët profesionistë të artit pamor nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare të bëhen pjesë e këtij prezantimi ndërkombëtar. Konkursi është i hapur nga data 01.07.2026 deri më 30.09.2026.

Procesi i aplikimit:

Artistët duhet të dërgojnë fotografi të veprave, titullin, dimensionet, teknikën dhe një CV të shkurtër artistike. Aplikimi duhet të dërgohet duke vendosur të dyja adresat njëkohësisht (To dhe Cc): [email protected] dhe [email protected].

Afishja e konkursit. Foto: Emine Jetishi
Afishja e konkursit. Foto: Emine Jetishi