U shënua Dita Botërore e Poezisë në Universitetin e Tetovës

Dita Botërore e Poezisë e cila festohet çdo vit më 21 Mars, përkujton një nga format më të çmuara të shprehjes njerëzore. Secilin vit festohet ndryshe ne vende e kultura të ndryshme, por ajo që ngelet një dhe e domosdoshme për këtë ditë ngelet poezia. Në vazhdim sjellim për lexuesit e Portalb.mk, fotografi nga ngjarja e organizuar në Universitetin e Tetovës.

Dita Botërore e Poezisë
U shënua “Dita Botërore e Poezisë” në UT, foto nga Dritan Abdiji

Profesoreshat e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Tetovës, Albulena Dehari dhe Kaltrina Sadiki Memeti me studentët e tyre shënuan 21 Marsin Ditën Botërore të Poezisë me studentët të cilët lexuan poezi të njohura shqipe dhe të huaja.

Dita Botërore e Poezisë
U shënua “Dita Botërore e Poezisë” në UT, foto nga Dritan Abdiji

“Poezia, e praktikuar gjatë historisë në të gjitha kulturat dhe në të gjitha kontinentet, flet për zanafillën tonë të përbashkët dhe vlerat tona të përbashkëta, duke e shndërruar poezinë në një katalizator të fuqishëm dialogu dhe paqeje. Kjo qe dhe motoja jonë që e morëm nga një poezi e njohur e G. Selasë ‘’ Poezia është armë e mbushur me të nesërme”, tha për Portalb.mk, profesoresha Albulena Zylbeari.

Dita Botërore e Poezisë
U shënua “Dita Botërore e Poezisë” në UT, foto nga Dritan Abdiji

UNESCO miratoi për herë të parë 21 Marsin si Ditën Botërore të Poezisë gjatë Konferencës së 30-të të Përgjithshme në Paris në 1999, me objektivin për të mbështetur diversitetin gjuhësor nëpërmjet shprehjes poetike dhe promovimin e atyre gjuhëve që janë në rrezik.

Dita Botërore e Poezisë është një mundësi për të nderuar poetët, për të ringjallur traditat e recitimit të poezisë, për të promovuar leximin, shkrimin dhe mësimin e poezisë, për të nxitur konvergjencën midis poezisë dhe arteve të tjera si teatri, kërcimi, muzika dhe piktura, dhe për të rritur prezencën e poezisë në media.