U rrit prodhimi industrial në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë edhe çmimet shënuan rritje

Në Maqedoninë e Veriut në muajin korrik është regjistruar rritje e prodhimit industrial për 4.1 përqind, krahasuar me qershorin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Te sektori i energjisë, prodhimit jo të qëdnrueshëm dhe te minerat u regjistrua ulje e prodhimit, ndërsa te prodhimet intermediare, prodhimi kapital, prodhimet e qëndrueshme ka pasur rritje.

Në repartin prodhim i gomës dhe plastikës për 70 % ka pasur rritje prodhimi, ndërsa te prodhimi i produkteve metalike 32 %.

Në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, çmimet te produkte e industrisë së brendshme ka shënuar rritje për 5.2 përqind. Çmimi më së shumti është rritur te prodhimi i produkteve të duhanit (11.2 %).