U regjistrua rritje në tregtinë e jashtme të Maqedonisë së Veriut
Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar – qershor të vitit 2026 është 268 milionë denarë dhe shënon rritje nga 8% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.
Siç raporton Enti Shtetëror i Statistikës, vlera e mallrave të importuara, në periudhën janar –qershor të vitit 2026 është 377 milionë denarë, që është për 7.69% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Në periudhën janar –qershor të vitit 2026, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, që marrin pjesë me 50.0% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit.
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian marrin pjesë me 58.5% në totalin e këmbimit.