U nënshkrua marrëveshja e kredisë midis RMV-së dhe Hungarinë

Sot në Budapest u nënshkrua Marrëveshja e huasë prej 500 milionë eurosh u nënshkrua me Bankën Eksport-Import të Hungarisë, likuiditet i siguruar i Buxhetit, përkrahje ndaj komunave dhe kompanive, transmeton Portalb.mk.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska nënshkroi marrëveshje në emër të Qeverisë dhe në përputhje me Ligjin e Huamarrjes së Republikës së Maqedonisë me Hua nga Banka Eksport-Import të Hungarisë.

“Sot, me nënshkrimin e marrëveshjes, siguruam 500 milionë euro për përkrahjen e buxhetit, zhvillimit lokal përmes projekteve të komunave, si dhe për përkrahjen e ekonomisë”, tha Dimitrieska-Koçoska.

Siç theksoi ministrja, huaja sigurohet me kushte të favorshme, me afat shlyerjeje prej 15 vjetësh, me grejs periudhë 3 vjeçare dhe interes 3.25%.

Sipas saj, mjetet duhet të transferohen në llogaritë e vendit deri në fund të javës dhe më pas të fillojnë të realizohen sipas planit.

Ndryshe, Kuvendi i RMV-së më 11 shtator votoi huamarrjen në vlerë prej 500 milionë eurove nga Hungaria.