U nënshkrua marrëveshja e kredisë midis RMV-së dhe Hungarinë
Sot në Budapest u nënshkrua Marrëveshja e huasë prej 500 milionë eurosh u nënshkrua me Bankën Eksport-Import të Hungarisë, likuiditet i siguruar i Buxhetit, përkrahje ndaj komunave dhe kompanive, transmeton Portalb.mk.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska nënshkroi marrëveshje në emër të Qeverisë dhe në përputhje me Ligjin e Huamarrjes së Republikës së Maqedonisë me Hua nga Banka Eksport-Import të Hungarisë.
“Sot, me nënshkrimin e marrëveshjes, siguruam 500 milionë euro për përkrahjen e buxhetit, zhvillimit lokal përmes projekteve të komunave, si dhe për përkrahjen e ekonomisë”, tha Dimitrieska-Koçoska.
Siç theksoi ministrja, huaja sigurohet me kushte të favorshme, me afat shlyerjeje prej 15 vjetësh, me grejs periudhë 3 vjeçare dhe interes 3.25%.
Sipas saj, mjetet duhet të transferohen në llogaritë e vendit deri në fund të javës dhe më pas të fillojnë të realizohen sipas planit.
Ndryshe, Kuvendi i RMV-së më 11 shtator votoi huamarrjen në vlerë prej 500 milionë eurove nga Hungaria.
- LEXO: Kompanitë në pritje të kushteve për kredinë hungareze, Qeveria ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen
- LEXO: Komunat si pus pa fund: Nga qeveria e kaluar morën mbi 100 milionë euro, tani do ta shfrytëzojnë kredinë hungareze
- LEXO: ANALIZË: Kredia hungareze dhe gjendja e borxhit të RMV-së (Infografik)
- LEXO: Kuvendi i RMV-së miratoi ligjin për kredinë prej gjysmë miliardë eurosh nga Hungaria