U nda nga jeta shkrimtari Rexhep Qosja

Sot është ndarë nga jeta akademiku dhe shkrimtari Rexhep Qosja, një nga figurat më të njohura të mendimit dhe letërsisë shqipe, raporton Portalb.mk.

Sipas njoftimit të familjes, varrimi është zhvilluar në praninë e rrethit të ngushtë familjar.

Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje, ndërsa familja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

Të afërmit kanë kërkuar respektimin e privatësisë për të mbajtur zinë në qetësi.

Rexhep Qosja lindi më 25 qershor 1936 në Vuthaj dhe gjatë jetës së tij u shqua si historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist dhe akademik.

Qosja është autor i disa veprave të njohura letrare dhe konsiderohet ndër përfaqësuesit më të spikatur të dramës moderne shqipe në vitet ’70.

Gjatë viteve, ai ka qenë aktiv edhe në debatet publike dhe politike, duke përfshirë diskutime të rëndësishme për çështje identitare dhe zhvillimet në Kosovë pas luftës.

Me ndarjen e tij nga jeta, kultura dhe mendimi shqiptar humbin një nga figurat më me ndikim të dekadave të fundit.