Është ndarë nga jeta pedagogu dhe muzikologu Sabaudin Zhuta, transmeton Portalb.mk.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur e bija e tij Jeta Zhuta.
“Do ta kujtojmë me mall për momentet e bukura që na dhuroi, për forcën e përkushtimin e tij, dhe për dashurinë që pati për jetën. Kujtimin e krenarinë për të dhe veprat e tij, do t’i mbajmë në zemrat tona përgjithmonë”, shkroi Jeta Zhuta.
Varrimi do të bëhet të mërkurën, më 20 gusht, ora 13.00, në varrezat e Veleshtës, Strugë.
Sabaudin Zhuta u lind në vitin 1947, ai njihet si një ndër figurat më të shquara të arsimit dhe kulturës në vend.