U mbyllën ndeshjet Bashkimi – Tikvesh dhe Pelister – Shkupi

Dy ndeshjet e fundit të javë së III-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, sollën gjithsej gjashtë gola dhe dy fitues, transmeton Portalb.mk.

Bashkimi i Kumanovës arriti të fitojë kundër Tikveshit me rezultat 3:1, ndërkohë Pelisteri e fitoi Shkupin me rezultat 2:0.

Shkëndija dhe Arsimi dje kanë luajtur baraz. Në javën e tretë, Struga e mposhti Rabotniçkin me rezultat 2:0, Vardari ngeli baraz 2:2 me Akademinë, ndërsa Sileksi e fitoi Makedonija Gj.P. me rezultat 3:0.

Me përfundimin e javës së tretë, Sileksi dhe Struga gjenden në vendin e parë me nëntë pikë, Shkëndija e treta me shtatë pikë, me po aq pikë edhe Bashkimi në pozitën e pestë, Arsimi i shtati me dy pikë, ndërsa Shkupi në fund të tabelës pa asnjë pikë.

Ndryshe, më 23 gusht ka filluar edhe Liga e Dytë e Maqedonisë së Veriut, ku ekipi i Shkëndijës së Haraçinës arriti të fitojë 0:3 kundër Prespës.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari është fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë do të luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.